Please enter at least 3 characters.

Shaqiri: Jam fitues i Ligës së Kampionëve, meritoj më shumë respekt

2018/11/Xherdan-Shaqiri-Reds.jpg
348:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 22: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates after he provides the assist for Liverpool's first goal, an own goal by Wesley Hoedt of Southampton during the Premier League match between Liverpool FC and Southampton FC at Anfield on September 22, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri beson se atij nuk i sigurohet respekt i mjaftueshëm si një lojtar edhe pas arritjes së tij me Bayern Munichun, ku fitoi Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Zvicrës ishte një fitues i dyfishtë i Bundesligës me ekipin gjerman, si dhe anëtar i skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve më 2012-13.

Shaqiri ishte një zëvendësues i papërdorur në finalen e luajtur në stadiumin Wembley, por thotë se ndjen se arritjet e tij janë eklipsuar në mendjet e tifozëve anglezë pas rënies nga kategoria në sezonin e kaluar me Stoke City.

Ylli me prejardhje shqiptare nuk ishte në gjendje të shpëtojë 'Potters' nga një kthim në kampionat pas një qëndrimi dhjetëvjeçar në Ligën Premier dhe ai siguroi një lëvizje në Anfield gjatë këtij sezoni.

Shaqiri po kalon në formë të mirë te Liverpooli (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

"Duke qenë i zhgënjyer me Stoken, ishte një përvojë shumë e keqe për klubin dhe për mua dhe shpresoj se ata mund të kthehen shpejt", ka thënë fillimisht Shaqiri për Mirror.

"Por, pavarësisht asaj që ndodhi atje, unë jam një fitues i Ligës së Kampionëve. Mendoj se meritoj më shumë respekt".

"Njerëzit duhet të kujtojnë se ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam dhe çfarë kam arritur në këtë lojë".

"Kam luajtur për një nga skuadrat më të mëdha në botë në Munich dhe jam duke luajtur për një nga klubet e mëdha, kështu që nuk ndjej asnjë presion nga fanella e Liverpoolit", përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/