Shaqiri i bashkohet Gjilanit
15/07/2015
Drejtuesit e klubit kanë rikthyer në skuadër mesfushorin e talentinar Filonit Shaqirin, që ka bërë karrierë edhe tek Drenica dhe Prishtina.
Në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, Shaqiri tregoi se është i lumtur me rikthimin në skuadër dhe premton maksimumin në Superligë.
“Jam i lumtur pasi kemi arritur marrëveshje me Gjilanin. Premtoj se do ta jap maksimumin për këtë fanellë dhe të paraqitemi në mënyrën sa më të mirë në elitën e futbollit kosovar”, tha Shaqiri për Telegrafin.
Filoniti i largua nga Gjilani gjatë afatit kalimtar të janarit për të luajtur te Drenica me plot sukses për gjashtë muaj. /Telegrafi/


