Please enter at least 3 characters.

Shaqiri: Gjithmonë të mbaj në zemër i madhi Fadil Vokrri

2018/06/XherdanShaqirii-1-e1528565155657.jpg
231:"SWANSEA, WALES - MAY 13: Xherdan Shaqiri of Stoke City applauds fans during the Premier League match between Swansea City and Stoke City at Liberty Stadium on May 13, 2018 in Swansea, Wales. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Xherdan Shaqiri është një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar që e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, futbollisti që e përfaqëson Zvicrën e ka quajtur legjendë kreun e ndjerë të FFK-së.

"Ngushëllime familjes Vokrri. Gjithmonë të mbaj në zemër i madhi Fadil Vokrri".

"Pusho i qetë legjendë. Xherdani dhe familja", ka shkruar futbollisti në një postim në InstaStory.

Postimi i tij është shoqëruar me një fotografi të përbashkët mes Shaqirit dhe Vokrrit.

(Foto: InstaStory/ShaqiriXherdan)

Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e të shtunës si pasojë e një infarkti në zemër.

Si futbollist, ai ka qenë pjesë e 'Gjeneratës së Artë' të futbollistëve nga Kosova, ndërsa nga viti 2008 ka qenë kryetar i FFK-së. /Telegrafi/