Please enter at least 3 characters.

Shaqiri asiston në golin ndaj Liverpoolit (Video)

2016/04/Sahqa.jpg

Stoke City e ka barazuar rezultatin kundër Liverpoolit në ndeshjen që po zhvillohet në Anfield.

Goli i skuadrës mysafire ishte kreacion i mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Përfaqësuesi i Zvicrës dërgoi një harkim fantastik në zonë nga gjuajtja e lirë, ndërsa Bojan Krkic realizoi me kokë (22’).

Stoke arriti të shënojë edhe njëherë me anë të Crouch, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kujtojmë që Liverpooli e zhbllokoi rezultatin në minutën e tetë me golin e Alberto Morenos. /Telegrafi/