Shakira sulmohet nga një fokë
14/02/2012
Ylli i muzikës pop ishte afruar te uji dhe kishte dashur ta fotografonte fokën, mirëpo ajo e ka sulmuar, ndoshta “duke e ngatërruar telefonin me peshk”.
Këngëtaren e ka shpëtuar vëllai i saj, Tony, ndërsa ajo i ka publikuar fotografitë në Facebook.
“Të gjithë bërtisnin. U paralizova nga frika dhe nuk mundja të lëviz, vetëm e shikoja gjallesën, ndërsa vëllai im menjëherë kërceu në mes meje dhe asaj, dhe u mundua të më mbrojë”.
“Na janë gërvishtur edhe duart edhe këmbët, sepse jemi ngjitur nëpër shkëmbinj larg nga bregu”, ka shkruar Shakira. /Telegrafi/


