Please enter at least 3 characters.

Sezoni i ri nis mbarë për Ardian Ismajlin, pjesë e formacionit të muajit në Serie A

2022/09/GetPaidStock.com-6311ce026fb06.jpg
213:"Ardian Ismajli of Empoli FC gestures during the Serie A football match between Empoli FC and Hellas Verona at Carlo Castellani stadium in Empoli Italy, August 31th, 2022. Photo Paolo Nucci / Insidefoto paoloxnucci
16:"IMAGO/Insidefoto

Ardian Ismajli e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në elitën e futbollit italian Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Empolit, teksa është vlerësuar lartë për katër paraqitjet e para.

Faqja e specializuar për statistika dhe nota të futbollistëve 'SofaScore', ka publikuar formacionin e muajit gusht në Serie A, ku Ismajli është pjesë e tij.

Prishtinasi zë vend në qendër të mbrojtjes së bashku me Min-Jae të Napolit, derisa krahët janë të mbuluar nga Calabria i Milanit dhe Parisi i Empolit.

25-vjeçari ka marrë notën e tretë më të mirë, pas portierit Radu që vlerësohet me 7.80 dhe Pellegrinit që ka marrë notën 7.55.

Ismajli është vlerësuar me notën 7.45, ndërsa është i vetmi shqiptar që luan në Seria A që është pjesë e këtij formacioni. /Telegrafi/