Please enter at least 3 characters.

Setien planifikon të rikthejë Alenan te Barcelona

2020/03/alena.jpg

Quique Setien dëshiron të rikthejë Carles Alenan te Bracelona në fund të muajit qershor.

Trajneri ka vëzhguar formën e tij te Real Betisi dhe dëshiron që ai të rikthehet në Camp Nou në këtë verë.

Talenti spanjoll është aktualisht në huazim te rivali i tyre nga La Liga, mirëpo Setien dëshiron që 21-vjeçari të rikthehet dhe të luftojë për vendin e titullarit.

Carles Alena (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Strategu i katalunasëve beson se Alena është i gatshëm që të luajë në skuadrën e parë dhe nuk ka nevojë që të dërgohet më në huazim.

Kështu, Setien do të ketë më shumë opsione në mesfushë dhe mesfushori do të ketë shansin e artë që të tregojë vetën.

Por, në verë nga mesfusha e Barcelonës pritet të largohet Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic që nuk janë më në planet e skuadrës. /Telegrafi/