Sërish tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë
14/01/2022
Lëkundje toke janë ndier në veri të Shqipërisë të premten në mbrëmje.
Sipas Qendrës Sizmologjike për Evropë dhe Mesdhe tërmeti ka ndodhur në zonën e Pukës rreth orës 22:37. Tërmeti ishte me magnitudë 4.3 shkallë të Rihterit.
Dridhje toke ka pasur edhe para disa ditëve në Shqipëri, ku dridhjet ishin dëgjuar edhe në Kosovë.


