Please enter at least 3 characters.

Sërish protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

2022/04/66192498_800906250311187_6575004101589860352_n.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se nesër, duke filluar nga ora 11:30 do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me neglizhencën që po ju bëhet nga ana e Institucioneve përkatëse përkundër premtimeve të bëra ku pakënaqësinë e tyre do ta shprehin me anë të protestave”.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë me kërkesë për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve, pagave të punëtorëve, nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Protesta e paralajmëruar është e para për këtë vit, mirëpo punëtorët e Lotarisë së Kosovës thonë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./Telegrafi/