Please enter at least 3 characters.

Sergi Roberto: Barça ka skuadër të mirë edhe pa Messin

2018/11/Sergi-Roberto-e1541498568666.jpg
268:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 03: Sergi Roberto of FC Barcelona controls the ball during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and FC Barcelona at Campo de Futbol de Vallecas on November 03, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto, e pranon se me Lionel Messin ata janë shumë më të fortë, por edhe pa atë në fushë janë skuadër e mirë.

Spanjolli beson se ndaj Interit duhet luajtur ashtu si kundër Real Madridit në El Clasico.

"Pa Leon ne nuk jemi aq të fortë, por kemi treguar se kemi një skuadër të madhe edhe pa atë", ka thënë Roberto në konferencën për media.

Sergi Roberto në ndeshjen kundër Realit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Ai është i lumtur që është prapë me ne dhe është e mirë për ne që ka udhëtuar. Ne ishim të frikësuar nga mungesa e tij dhe normalisht që ndikon në një skuadër si tonën".

"Fatmirësisht ne jemi në gjendje të fitojmë ndeshjet pa atë dhe nuk e di se a do të luajë ai, por jemi të lumtur për atë".

"Ndaj Interit në Milano duhet të luajmë si ndaj Real Madridit, apo Interit në shtëpi".

"Nëse fitojmë do ishim në krye të grupit, ne duam të luajmë një ndeshje të mirë", ka shtuar Roberto. /Telegrafi/