Please enter at least 3 characters.

Semedo arrin te Barcelona për teste mjekësore (Foto/Video)

2017/07/semedo1.jpg

Nelson Semedo ka arritur te Barcelona për të bërë testet mjekësore para se të nënshkruaj kontratë me gjigantin katalunas.

Dje (e enjte) gjatë mbrëmjes Barcelona e konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Benfican për mbrojtësin portugez, Semedo.

Ndërsa, sot (e premte) portugezi ka arritur në Barcelonë për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtari më i ri i Blaugranëve.

Arritjen e Semedos për teste mjekësore e ka konfirmuar vet klubi katalunas, ku ka postuar fotografi dhe video na arritja e tij.

Ky transferim besohet se i ka kushtuar Barcelonës 35 milionë euro. /Telegrafi/