Please enter at least 3 characters.

Semaforët e vetëm në Pejë jashtë funksionit

Semaforët e vetëm në qytetin e Pejës, të vendosur në një nga nyjet më të rëndësishme të trafikut, janë sërish jashtë funksionit prej disa ditësh, duke krijuar kaos dhe rrezik për sigurinë e këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Ky problem përsëritet shpesh, duke ngritur shqetësime për mirëmbajtjen e infrastrukturës së trafikut në qytet, raporton Telegrafi.

Banorët dhe shoferët e Pejës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të parandaluar aksidentet dhe për të lehtësuar qarkullimin.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk ka ndonjë reagim konkret për zgjidhjen e këtij problemi afatgjatë/Telegrafi/

P