Sekuestrohen afër 15 kg marihuanë në Mitrovicë, tre të arrestuar
09/10/2017
Tre persona janë arrestuar në fshatin Shupkovc të Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 14 kg e 722 gramë.
Të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


