Sekreti më i ëmbël i Lubizhdës: "Gerti Foods" hap fabrikën moderne të prodhimit të produkteveve të pastiçerisë
Kompania lidere në prodhimin e produkteve të pastiçerisë, “Gerti Foods”, ka inauguruar të premten fabrikën e re në Lubizhdë të Prizrenit.Krahas përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit nga rajoni i Prizrenit, në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe autoritetet komunale të Suharekës si dhe diplomatë të huaj.Kompania moderne ofron një gamë të gjerë produktesh të freskëta dhe të ngrira, të cilat përfshijnë brumëra të ndryshme, pasta, dhe ëmbëlsira tradicionale e moderne.Hapja e fabrikës së re të "Gerti Foods" cilësohet si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të kapaciteteve prodhuese dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve.
Sipas tij, biznesi është unik për nga lloji i vet sepse nuk ka biznes të këtij lloji në gjithë Evropën Juglindore, fabrikë kjo e cila do të prodhojë produkte jo vetëm për tregun e Kosovës dhe rajonal, por edhe për tregun e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
Fabrika “Gerti Foods” synon që mbi 70% të prodhimeve t’i eksportoj në vendet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përforcimin e lidhjeve tregtare me partnerët ndërkombëtarë!
Facebook: Gerti FoodsNr. tel: 049 111 150E-mail: Info@gertifoods.comAdresa: Str,Kalaja e Shkupit 20000 Prizren Kosovo, Prizren, Kosovo


