Please enter at least 3 characters.

Sejdiu: Deputetët e PSD-së, unanimisht votuan sot pro rezolutës për dialog (Foto)

2018/06/Dardan_Sejdiu.jpg

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për rezolutën për dialog me Serbinë.

Sejdiu ka shkruar se presidenti Thaçi nuk ka legjitimet për ta bartur procesin e dialogut.

"Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës", ka shkruar Sejdiu.

Postimi i plotë:Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës. Të gjithë deputetët e PSD-së, pa asnjë përjashtim.Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës.Koha po dëshmon se opsioni i Partisë Socialdemokrate i propozuar para disa muajve mbetet propozimi më serioz dhe më përmbajtjesor për procesin e dialogut me Serbinë. /Telegrafi/