Seideneck vizitoi SBASHK-un
Seideneck tha se Kosova është duke ecur me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në BE, prandaj edhe Sindikatat duhet të vazhdojnë me reformat dhe angazhimet për të plotësuar gjithë kriteret që kërkohen nga to.
Gjatë takimit me sindikalistët, Seideneck kërkoi angazhime të sindikatave për forcimin e rolit të tyre dhe për angazhime të vazhdueshme në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të anëtarësisë.
Ai ka lavdëruar arritjet në SBASHK dhe ka kërkuar që të vazhdohet me takime e tryeza për shtimin e njohurive mes të rinjve për rolin dhe mundësitë e sindikatës. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar mysafirët për vizitën dhe këshillat dhe janë deklaruar se SBASHK-u është Sindikata me e fortë dhe më e organizuar në Kosovë dhe prandaj edhe kërkon vend meritor në të gjitha zhvillimet sindikale në shoqëri, thuhet nw kumtesën e SBASHK-ut.
Të dy palët janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa SBASHK-u ka kërkuar nga mysafirët që të angazhohen edhe në të ardhmen në përkrahjen e SBASHK-ut me qëllim të realizimit të objektivave në shërbim të anëtarësisë. /Telegrafi/


