Please enter at least 3 characters.

Secretlab dhe McLaren prezantojnë një karrige të re gaming

Secretlab ka prezantuar një karrige të re gaming në bashkëpunim me McLaren, e frymëzuar nga makinat sportive të markës britanike.

Dizajni i saj bazohet te përdorimi i fibrës së karbonit, një material i lehtë dhe shumë i fortë, që McLaren e ka përdorur prej vitesh në makinat e saj.

Karrigia ka një pamje sportive dhe materiale cilësore, të menduara për rehati dhe përdorim të gjatë.

- YouTubewww.youtube.com

Ajo është e prodhuar në vetëm 100 copë në të gjithë botën, çka e bën një artikull të rrallë për koleksionistët.

Dalja e parë në treg është planifikuar për 15 dhjetor.

Deri tani nuk ka një çmim zyrtar për këtë model, por duke u bazuar te çmimet e modeleve të tjera, pritet që karrigia të kushtojë rreth 1,000 euro. /Telegrafi/