Seanca për Presidentin shtyhet sërish, rifillon në ora 19:00
28/04/2026
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për një tjetër shtyrje të seancës për zgjedhjen e Presidentit, për shkak të mungesës së opozitës.
Ajo tha se përkundër përpjekjeve për të siguruar pjesëmarrjen e deputetëve opozitarë, ata nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
“Në këto rrethana për shkak të mungesës së opozitës dhe gjithnjë duke u përpjekur që t’i kemi ata në seancë, unë po ju njoftoj që kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, ka deklaruar Haxhiu.
Shtyrja e radhës vjen në një situatë të tensionuar politike, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse në vazhdimin e seancës do të sigurohet pjesëmarrja e nevojshme për zhvillimin e procesit. /Telegrafi/


