Së shpejti njohje nga Egjipti dhe Sudani
30/09/2010
Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, Hyseni tha se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e statusit të Kosovës ka ndikuar në ndryshimin e mendimit të një numri të madh të shteteve, të cilat muajt që vijnë do ta njohin Kosovën.
Ai ka thënë se delegacioni kosovar ka zhvilluar në Neë Yor takime me përfaqësues të rreth 70 shteteve të ndryshme dhe se së shpejti pritet të vijnë njohjet nga Sudani dhe Egjipti. Zyrtarë të këtyre shteteve, sipas tij, kanë deklaruar se qeveritë e tyre janë në proces të njohjes së shtetit të Kosovës. /Telegrafi/


