Please enter at least 3 characters.

Së paku katër ushtarë amerikanë kanë vdekur pas sulmit vdekjeprurës në Kabul

2021/08/Leaving-Afghanistan.jpg

Dy shpërthime të ndara kanë ndodhur në kryeqytetin afganë, Kabul, ku për pasojë ka edhe viktima dhe të lënduar.

Të paktën katër ushtarakë amerikanë u vranë në shpërthimet në aeroportin e Kabulit, thanë burimet për reuters.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha në një deklaratë se "një numër" i anëtarëve të shërbimit amerikan vdiqën në sulm, por nuk dha detaje, raporton theguardian.

Të tjerët u plagosën dhe "një numër afganësh" gjithashtu ishin viktima. Zyrtari tha gjithashtu se "një numër tjetër" po trajtohen për plagë.

Ndryshe, shërbimet inteligjente britanike kishin paralajmëruar sulmin e përgjakshëm në Afganistan. /Telegrafi/