Please enter at least 3 characters.

Schweini: Do të jetë vështirë ndaj Unitedit

2016/01/schweini-do-t-euml-jet-euml-v-euml-shtir-euml-ndaj-unitedit_hd.jpg

Bavarezët tashmë e kanë fituar titullin e Bundesligas dhe vazhdojnë të kërkojnë edhe dy trofetë e mbetura – atë të DFB Pokal dhe të Ligës së Kampionëve.

Në çerekfinale të garës së madhe evropiane kanë punë me Djajtë e Kuq, ndërsa të martën zhvillohet përballja e parë në Mançester.

“Të gjithë e dinë çfarë të presin nesër (e martë). Do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë”.

“Është gjë e veçantë kur të jepet mundësia të luash në Old Trafford”, ka deklaruar gjermani. /Telegrafi/