Please enter at least 3 characters.

Scholz për dërgimin e tankeve në Ukrainë: Kjo është rruga e duhur

2023/01/scholz-panzer-109__v-original.jpg
300:"German Chancellor Olaf Scholz (C) listens in front of a Leopard 2 main battle tank of the German armed forces Bundeswehr during a visit of German Bundeswehr's troops during a training exercise at the military ground in Ostenholz, northern Germany, on October 17, 2022. (Photo by Ronny HARTMANN / AFP)
3:"AFP

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin pasi Gjermania u zotua të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë.

"Ne e mbështesim financiarisht Ukrainën, por edhe me armatim. Pavarësisht se nuk e kemi bërë këtë për shumë dekada, ne kemi shtuar mbështetjen tonë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë", deklaroi ai.

"Kjo është rruga e duhur. Sidomos kur flasim për tanke", shtoi i pari i qeverisë gjermane, raporton skynews.

I pyetur se cila do të jetë kostoja e këtij vendimi, Scholz thotë se nuk mund të thotë asgjë, por Gjermania do ta përballojë koston.

Ai gjithashtu thotë se Gjermania është e përkushtuar për mirëmbajtjen e tankeve kur ato të dërgohen në Ukrainë.

Jakobsdottir thotë se "përfundimi i luftës nuk po shihet në horizont", por se duhet të arrihet paqja.

“Mendoj se është mirë që Gjermania po e jep këtë kontribut në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e tjerë”, shton ajo. /Telegrafi/