Please enter at least 3 characters.

Scholz: Gjermania është e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

2022/07/3e1f3b68-7b3c-4568-af9d-aae8eb7aac03_w948_r1.778_fpx45.99_fpy45.jpg
429:"BRUSSELS, BELGIUM - JUNE 24: Federal Chancellor of Germany Olaf Scholz speaks during a press conference at the end of the EU Council Meeting of EU on June 24, 2022 in Brussels, Belgium. EU and Western Balkans leaders are meeting for the first time since the start of Russia?s invasion on Ukraine, and will discuss issues pertaining to enlargement, energy, security and defence, and youth. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjermania është e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën dhe vetë procedura po diskutohet brenda organizatës G7, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Bundestag, ai theksoi se "çështja se si mund të organizohet është duke u shqyrtuar nga vendet anëtare të G7, si dhe cili prej anëtarëve është i gatshëm t'i japë këto garanci. Gjermania është një prej tyre”, theksoi ai.

Siç shpjegoi i pari i qeverisë gjermane, garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk mund të jenë analoge me dispozitat e nenit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për mbrojtjen kolektive të NATO-s, raporton focus.de.

Ato duhet të përshtaten sipas situatës specifike. Scholz shtoi se kjo temë është duke u diskutuar me Kievin, por se "është larg të qenit një proces i përfunduar".

Përveç Gjermanisë, në organizatën G7 bëjnë pjesë edhe Italia, Japonia, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulmet drejt caqeve të ndryshme në shtetin ukrainas. /Telegrafi/