Please enter at least 3 characters.

Schick nuk është i inatosur me Juven

2017/08/patrikschik.jpg

Sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick, thotë se nuk ka hatërmbetje ndaj Juventusit që u tërhoq nga marrëveshja për transferimin e tij, për shkak të problemeve shëndetësore që i dolën gjatë testeve mjekësore.

“A jam i inatosur me Juventusin? Jo, nuk jam”, ka thënë 21-vjeçari për Sky Sport Italia.

Lojtari dhe klubi i tij kishin arritur marrëveshje me Zonjën e Vjetër, mirëpo pas testeve mjekësore, gjithçka dështoi.

(juventus.com)

Schick thuhet të ketë pasur një problem me zemër që është shfaqur gjatë testeve mjekësore, prandaj Juve u tërhoq nga marrëveshja.

Në ndërkohë thuhet se Sampdoria i ka ofruar kontratë të re në vlerë prej dy milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, për shërbimet e tij vazhdojnë të interesohen Paris Saint-Germaini dhe Interi. /Telegrafi/