Please enter at least 3 characters.

Scaroni: Milani preferon rikthimin në Ligën e Kampionëve më shumë se Scudetton  

2018/11/Paolo-Scaroni-e1542363057957.jpg
233:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 23: AC Milan President Paolo Scaroni looks on before the serie A match between AC Milan and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on September 23, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni këmbëngul se preferon tre pjesëmarrje të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve më shumë se një Scudetto.

Milani është i njohur më së shumti për sukseset e tyre evropiane gjatë gjithë historisë së tyre.

Kështu, Scaroni e bëri të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, pavarësisht se Rossonerët do të kalonin katër vjet pa Ligën e Kampionëve.

"Nuk është e lehtë të thuhet se çfarë mungon, sepse në futbollin modern, pjesa sportive duhet të shkojë krah për krah me atë ekonomike", ka thënë fillimisht Scaroni për Gazzetta dello Sport.

"Natyrisht, një ekip si i yni duhet të jetë gjithmonë në Ligën e Kampionëve".

Milani (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

"Megjithatë, preferoj tre pjesëmarrje të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve më shumë se një Scudetto".

"Gattuso qëndron për një kohë të gjatë, por varet nga rezultatet e tij, të cilat deri më tani kanë qenë pozitive. Ai po bën më mirë se ata që e kanë paraprirë", përfundoi presidenti i Rossonerëve. /Telegrafi/