Saveski: Papunësia është problemi kryesor i Maqedonisë
06/12/2016
Bartësi i listës së kandidatëve të partisë ''E Majta'', Zdravko Saveski, ka bashkëbiseduar me banorët e Manastirit, nga ku ka kërkuar respektimi i të drejtave të punëtorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai kërkon që të sigurohet një punë e dinjitetshme për një jetë cilësore, ndërkaq problem kryesor për shtetin e konsideron papunësinë.
Saveski paralajmëroi se pas zgjedhjeve, E Majta do ta shfuqizojë kufirin artificial ndërmjet kërkuesve aktiv dhe pasiv të punës, do ta pengojë fshirjen e personave të papunë të evidentuar, për të ditur saktë se sa të papunë janë në vend, si edhe t'u sigurohet e drejta e statusit të personit të papunësuar./Telegrafi/


