Please enter at least 3 characters.

Sarri: Një mik më tha se nëse unë dhe Allegri bëhemi trajnerë, çdokush mundet

2019/12/GettyImages-1189432635.jpg
225:"GENOA, ITALY - DECEMBER 18: Maurizio Sarri head coach of Juventus during the Serie A match between UC Sampdoria and Juventus at Stadio Luigi Ferraris on December 18, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurizio Sarri ka zbuluar një gjë interesante që i kishte thënë një mik i tij para disa vitesh.

Trajneri italian zbulon se atij i është thënë se nëse ai dhe Massimiliano Allegri bëhen trajner, atëherë të gjithë mund të bëhen.

“Askush nuk na besonte në atë kohë. Ndeshja përfundoi 0:0, pa gola, pa goditje në portë”, ka thënë trajneri i Juventusit.

“Pas ndeshjes, një mik më tha: ‘Nëse ju dy jeni trajnerë, atëherë çdokush mund të jetë’. Shpresoj dhe besoj se ende ekziston diçka nga ai Sarri në mua”.

“Fryma është e njëjtë, nuk e kam ndryshuar mënyrën sesi i qasem futbollit”, ka shtuar më tej Sarri.

Trajneri italian në maj të këtij viti arriti ta fitonte trofeun e parë në karrierën, pasi e mposhti Arsenalin në finalen e Ligës së Evropës me Chelsean. /Telegrafi/