Please enter at least 3 characters.

Sarri i zhgënjyer: Në stërvitje punojmë shumë më shpejtë se sa në lojë

2020/02/GettyImages-1202571713-scaled-e1582757824593.jpg
235:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 22: Head Coach of Juventus, Maurizio Sarri looks on during the Serie A match between SPAL and Juventus at Stadio Paolo Mazza on February 22, 2020 in Ferrara, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është ndjerë tepër i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Lyonit si mysafir. 

I pyetur për “Sky Sport”, trajneri bardhezi deklaroi se e ka të vështirë t’i mësojë skuadrës konceptin e lojës së shpejtë me top.

Ai mbeti i habitur që ritmi i lojës nuk përputhet me stërvitjen që skuadra bëri, pasi në përgatitjet për takimin kundër Lyonit, Sarri e pranoi se ekipi është stërvitur në ritme dy herë më të larta se gjatë ndeshjes.

Maurizio Sarri . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Kam shumë vështirësi në transmetimin e konceptit të lëvizjes së topit me shpejtësi te kjo skuadër”.

“Në stërvitje, topi lëviz me 200 km/h, e çuditshme është se në ndeshje nuk shkon kështu”.

“Kur humbet shpejtësinë, gjithçka bëhet më e vështirë. E çuditshme është se në stërvitje ne kemi punuar me shpejtësi dyfish më të lartë në krahasim me sonte”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/