Sancho arrin marrëveshje me klubin e ri – tifozët e Man Utd të habitur nga çmimi i tij
Jadon Sancho raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u larguar përfundimisht nga Manchester United me një transferim të përhershëm. Pas huazimit gjatë sezonit 2024/2025 te rivali i Ligës Premier, Chelsea, Sancho u rikthye te United pasi 'Blutë e Londrës’ vendosën të mos e blinin përfundimisht sulmuesin anglez.Në 31 paraqitje në Ligën Premier me fanellën e klubit londinez, Sancho realizoi tre gola dhe dha katër asistime.Që atëherë, 25-vjeçari është lidhur me disa klube evropiane dhe nga Arabia Saudite, përfshirë Borussia Dortmund, West Ham United dhe Juventus.Më herët këtë muaj u raportua se gjigantët italianë të Juventusit ishin të gatshëm të përfshinin tre lojtarë në një marrëveshje shkëmbimi për Sancho.Tashmë është raportuar se Sancho ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Serie A.


