Please enter at least 3 characters.

Sanchez largohet nga Arsenali me raporte të tensionuara me Koscielnyn

2018/01/sanchez-koscielny.jpg
266:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 28: Alexis Sanchez of Arsenal celebrates with Laurent Koscielny of Arsenal during the Premier League match between Crystal Palace and Arsenal at Selhurst Park on December 28, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali drejt Manchester Unitedit, por me raporte të tensionuara me kapitenin Laurent Koscielny.

Goal shkuan se kiliani nuk ka pasur raporte të mira me bashkëlojtarët në kohën e fundit te Arsenali.

Koscielny mësohet se ka biseduar me Sanchezin pas ndeshjeve me Burnleyn dhe Southamptonin në këtë sezon, duke e kritikuar për mos kryerje të detyrave dhe aranzhim të dobët.

Mësohet se biseda mes francezit dhe Sanchezit ka qenë thyerja e madhe që e ka detyruar kilianin të mendojë menjëherë për një klub të ri.

Tashmë edhe Wenger e ka pranuar që Sanchez do të largohet dhe marrëveshja do të mbyllet shumë shpejtë me Manchester Unitedin.

Arsenali kërkon në këmbim të marr armenin Henrikh Mkhitaryan.

Klubet janë në bisedimet e fundit dhe detajet do të mbyllen në orët në vijim. /Telegrafi/