Please enter at least 3 characters.

Sanchez gjendet në Paris, po diskuton marrëveshjen me PSG-në

2017/08/sanchez-psg-e1502631636371.jpg

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain po rrit ofertën e tyre për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe mendon se marrëveshja do arrihet deri në fund të afatit kalimtar veror.

Ka një besim të madh në Londër se Alexis Sanchez do të përfundoj kontratën e tij në Arsenal para se të largohet nga Topçinjtë.

Megjithatë, mediumi gjerman RTL thotë se Sanchez është në Paris dhe në bisedime me PSG-në për një kalim të tij në verë.

“Alexis Sanchez do të kalojë natën në Paris. Ai shoqërohet nga një mik dhe agjenti i tij për të negociuar me PSG”.

"Negociatat janë duke u zhvilluar”, njoftoi dje gazetari Bertrand Latour.

Alexis ndoqi nga afër fitoren e Arsenalit ndaj Leicester Cityt të premten, megjithëse nuk luajti për shkak të lëndimit./Telegrafi/