Samsung shet 120 mijë njësi të Z1 në Tizen
17/02/2015
Sipas Business Korea thuhet se Samsung ka arritur të shesë mbi 100 mijë njësi të Z1 në Indi, që nga debutimi i telefonit në tregun indian në janar, si dhe 20 mijë njësi në Bangladesh, ku telefoni u paraqit këtë muaj.
Raporti i mediumit korean sugjeron se suksesi i Z1 ka ardhur për shkak të kombinimit të performancës së “shkëlqyer me multi-tasking” dhe çmimit të ulët, i cili nuk e tejkalon shumën prej 92 dollarëve.
Më tej, për ta shtuar suksesin e saj, Samsung ka bërë të ditur që njësitë tjera të këtij modeli të telefonit do ti prodhojë në Indi, për ta ulur edhe më tej koston e telefonit. (Telegrafi)


