Samsung sapo ka zbuluar dizajnin e Galaxy S26?
Kemi parë shumë rrjedhje të informacionit dhe dizajnit të Galaxy S26 , por asnjëra prej tyre nuk ka ardhur nga burime zyrtare.
Tani, softueri i vetë Samsung duket se përmban imazhe të telefonave kryesorë të ardhshëm.
Imazhe me ato që duket se janë renderime të serisë Galaxy S26 u gjetën brenda One UI 8.5.
Një nga imazhet, e gjetur nga Android Authority , është e një pajisjeje me emrat e koduar M1 dhe M2, dhe imazhi i dytë zbulon dizajnin e një telefoni me emrin e koduar M3.
Këto emra të koduar ishin pjesë e rrjedhjeve të mëparshme të informacionit rreth serisë kryesore të Samsung.
Emrat e koduar M1 dhe M2 vlejnë për Galaxy S26 dhe Galaxy S26 Plus, dhe Galaxy S26 Ultra është pajisja M3.
Të dy renderimet përputhen me rrjedhjet dhe renderimet e mëparshme.
Dy modelet bazë do të kenë një kamera vertikale me tre lente në pjesën e pasme.
Duke marrë parasysh se ato imazhe ishin pjesë e softuerit të Samsung, është pothuajse e sigurt se ky është dizajni përfundimtar i serisë Galaxy S26. /Telegrafi/


