Please enter at least 3 characters.

Samsung përgatit super-tablet me 4GB RAM

2016/01/samsung-p-euml-rgatit-super-tablet-me-4gb-ram_hd.jpg
Pajisja thuhet se do të paraqitet nën emrin Samsung CHOPIN-LTE dhe se i njëjti do të vijë me 4GB RAM memorie dhe sistem operativ Android 5.2 Lollipop. 


Tipar tjetër i tabletit të ri nga Samsung besohet se do të jetë edhe Intel Atom X5-Z8500 quad core në 2.24Ghz.

Deri më tani, këto janë specifikat e vetme të pajisjes që janë detajuar nga lajmi i publikuar nga GeekyGadgets, pa detaje shtesë mbi rezolucionet e ekranit.

Për informata të reja mbi këtë tablet, duhet pritur lansimi zyrtar nga kompania jugkoreane, gjë e cila pritet se do të ndodhë gjatë ditëve në vijim. (Telegrafi)