Please enter at least 3 characters.

Samsung Galaxy S5 me kamerë 16MP në Isocell?

2016/01/samsung-galaxy-s5-me-kamer-euml-16mp-n-euml-isocell_hd.jpg

Në anën tjetër Samsung ka zbuluar planet e saj për procesorin e ri mobil me 64 bit, ndërsa tani përveç kësaj risie thuhet se Samsung Galaxy S5 do të vijë edhe me kamerën e pasme me 16 mega-piksel. Mirëpo, teknologjia e kësaj kamere thuhet se do të jetë ISOCELL.

ISOCELL është teknologji e re e kamerës të cilën është duke e zhvilluar Samsung, dhe funksioni i saj do të jetë të zëvendësojë BSI (back side illumination), ndërsa Samsung Galaxy S5 pritet të jetë pajisja e parë mobile e cila do ta përdor këtë teknologji.

Konsumatorët presin që Samsung Galaxy S5 të vijë me së paku 3GB RAM, edhe pse kishte pohime të cilat thonin se gjenerata e re e telefonit të Samsung do të mund të përfshijë edhe 4GB RAM.

Samsung pritet të përfshijë kamerën e pasme me 16 mega-piksel në ISOCELL edhe në fabletin e ri - Galaxy Note 4, ndërsa pajisja do të ketë edhe procesorin me 64-bit. / Telegrafi /