Sampdoria shkarkon Rossin
12/11/2013
Disfata e të dielës, 2-1 nga Fiorentina, e ka lënë skuadrën në pozitën e 18-të të tabelës, vetëm tre pikë mbi atë të fundit, Sassuolon.
Presidenti Eduardo Garrone ka ftuar një takim emergjent të hënën dhe, pas shtatë orësh bisedime, është marrë vendimi për të shkarkuar Rossin dhe stafin e tij.
“Klubi falënderon secilin për punën dhe profesionalizmin e treguar këto muaj që punuam së bashku, dhe i dëshiron secilit çdo të mirë në karrierën e tyre respektive”, shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga klubi. /Telegrafi/


