Please enter at least 3 characters.

Salma Hayek tregon se është ende në formë të mrekullushme, teksa merr pjesë në një event të Gucci

2024/07/page-138.jpg

Salma Hayek dëshmoi se ajo është ende në formë të mrekullueshme totale në moshën 57-vjeçare, teksa mbërriti në një event të Gucci.

Takimi veror i vetëm me ftesë u organizua nga këngëtarja fituese e çmimit “Grammy”, Miley Cyrus, 31 vjeçe, në Chateau Marmont në West Hollywood.

Cyrus është fytyra e linjës së njohur të aromave të stilistit luksoz italian ‘Gucci Flora’ dhe së fundmi u shfaq në një fushatë të re, shkuan DailyMail.

Ndërkohë, lidhja e Hayek me Gucci është përmes bashkëshortit të saj miliarder François-Henri Pinault, i cili është president i LVMH që zotëron Gucci dhe marka të tjera luksoze.

Për këtë ngjarje, e nominuara për “Oscar” u mbulua me një fustan ngjyrë blu me lule, që tregonte kthesat e saj të lakmueshme.

Paneli i zi mëndafshi në anët dhe pjesën e pasme të fustanit ndihmoi në ekzagjerimin e formës së mrekullueshme së Hayek.

Ajo doli nga një SUV me shofer e veshur me taka të zeza me platformë të lartë.

Ylli i “Frida” mbante një çantë të vogël të zezë dhe të pajisur me bizhuteri argjendi me shkëlqim. /Telegrafi/