Please enter at least 3 characters.

Salma akuzon Hollywoodin për pabarazi gjinore

2016/01/SalmaHayek.jpg

Salma Hayek ka thirrur për barazi gjinore në botën e filmit.

Aktorja me origjinë meksikane gjendet në Festivalin e Kanës me filmin “The Tale of Tales”, ndërsa e ka akuzuar Hollywoodin për seksizëm.

Siç transmeton Telegraph, ajo ka thënë se gjatë karrierës është përballur me pabarazi me kolegët e saj meshkuj dhe se industria filmike injoron shijet e femrave dhe nuk e njeh talentin tyre.

Po ashtu, Hayek ka thënë se nuk ka kurrfarë barazie ndërmjet aktorëve dhe aktoreve edhe në çështjen e pagesës.

“I vetmi lloj i filmave ku femrat përfitojnë më shumë se meshkujt, janë filmat pornografikë dhe kjo nuk është për të qeshur”, ka deklaruar Salma. /Telegrafi/