Please enter at least 3 characters.

Sali Berisha rikthehet në listën e deputetëve të grupin parlamentar të opozitës

2023/12/sali-berisha-34.jpg

Deputeti i opozitës Gazment Bardhi rikthen në grup parlamentar të gjithë deputetët e përjashtuar.

Tashmë, pjesë e grupit të Partisë Demokratike zyrtare do të jenë edhe deputetët e grupimit të Sali Berishës.

Në disa mbledhje të grupit të PD ka pasur kërkesa nga deputetë të Rithemelimit që të revokoheshin vendimet e përjashtimit.

Mes deputetëve që rikthehen në grup është edhe Sali Berisha, i cili është pezulluar nga grupi që në shtator të vitit 2021. /Telegrafi/