Please enter at least 3 characters.

Salca ‘guacamole‘: Shije tradicionale meksikane – e përsosur për tortila, tost, fajitas, etj.

2020/09/Alamy_guacamole-GBYNGK.jpg
20:"GBYNGK Guacamole dip
17:"Alamy Stock Photo

Do ta adhuroni këtë salcë ekzotike!Përbërësit:- ½ qepe e grirë imët;- 1 grusht koriandër e freskët;- 1 spec djegës;- kripë dhe piper, sipas shijes;- 2 avokado të mëdha të pjekura (shtypni me pirun);- 2 lugë lëng limoni të gjelbër;- 2 qepë të reja të grira;- 1 lugë e vogël susam të zi.

Përgatitja:

Në një enë përzieni qepën, koriandrën, specin, kripën dhe piperin.

Shtypni me pirun në mënyrë që të lirojnë lëngjet dhe aromat. Shtoni lëngun e limonit të gjelbër dhe avokadon.

Përzieni derisa masa të bashkohet, pastaj shtoni qepën e re. Përzieni mirë dhe qitni përbërjen sipas dëshirës.

Mund të përdorni fara susami të zi, nëse dëshironi të eksperimentoni me shijet, mbi sipërfaqe qitni shegë apo kube mangoje.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.