Please enter at least 3 characters.

Rusia vetëm në muajin tetor ka regjistruar 75 mijë të vdekur shkaku i COVID-19

2021/12/121105810_49a6489c-85db-44cb-afab-b07a58542545.jpg

Rusia kishte 74,893 vdekje të lidhura me COVID-19 vetëm në muajin tetor, muaji më vdekjeprurës që nga fillimi i pandemisë, raportoi të premten agjencia statistikore Rostat.

Numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në Rusi ishte 520 mijë në fund të muajit tetor, sipas Rostat, i cili ka një përkufizim më të gjerë të vdekjeve të lidhura me virusin sesa vlerëson qeveria.

Sipas raportit, Rusia, me 145 milionë banorë, është vendi i tretë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Sipas qeverisë ruse, 278,857 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, raporton washingtonpost.

Ndryshe, Rusia ka disa vaksina të veta, duke përfshirë Sputnik V, por vetëm 39.9 për qind e 144 milionë rusëve janë plotësisht të vaksinuar. /Telegrafi/