Please enter at least 3 characters.

Rusia kufizon sulmet me raketa me rreze të gjatë në "vetëm një herë në javë"

2022/12/AP22042718637375.jpg
528:"FILE - In this photo taken from a footage distributed by Russian Defense Ministry Press Service on Sept. 26, 2020, Russian rockets launch from missile systems during the main stage of the Kavkaz-2020 strategic command-and-staff exercises at the Kapustin Yar training ground, Russia. Russia's military has, in addition to tanks and other armored vehicles that are perfectly equipped for mud, a range of fighter jets and missiles that are the hallmarks of any modern military. (Russian Defense Ministry Press Service via AP, File)
2:"AP

Sipas përditësimit të fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, Rusia ka kufizuar sulmet me raketa me rreze të gjatë kundër Ukrainës.

Sipas inteligjencës britanike, rusët janë urdhëruar të bëjnë sulme me raketa me rreze të gjatë "vetëm një herë në javë për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të tyre".

Ministria e Mbrojtjes shkroi në Twitter se “në mënyrë të ngjashme, Rusia nuk ka gjasa të ketë rritur mjaftueshëm stokun e artilerisë për të mundësuar operacione sulmuese në shkallë të gjerë”.

"Një dobësi kaq e madhe e rusëve vjen edhe për faktin se vetëm mbajtja gjallë e operacioneve mbrojtëse përgjatë vijës së saj të gjatë të frontit kërkon shpenzime të konsiderueshme ditore të predhave dhe raketave", shkruan më tutje inteligjenca britanike.

Theksojmë se kohët e fundit Rusia po merr ndihma ushtarake prej dy shteteve aziatike – Iranit dhe Koresë së Veriut.

Ndryshe, SHBA-ja pritet të dërgojë sistemin më të fuqishëm raketor i njohur si Patriot në Ukrainë. /Telegrafi/