Rummenigge: Reali është favoritë, shpresoj që së paku do të fitojmë para shikuesve tanë
Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen gjatë javës së ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Menaxheri i përgjithshëm i Bayernit iu dërgoi një mesazh ekipit të tij duke thënë se së paku duhet të fitojmë para shikuesve në Allianz Arena.
Karl-Heinz Rummenigge ka folur sërish për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit.
"Nuk ka eufori në këtë ballafaqim. Ne e dimë se po luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Ata fituan dy herë rresht Ligën e Kampionëve", tha gjermani.
Ish-lojtari i Bayernit tha se "Madridi është favorit në të dyja ndeshjet, por ne duam të arrijmë në finale. Do të jetë e vështirë, ata janë favoritë, por gjëja më e rëndësishme është që ne të fitojmë këtë herë Munich, dy herë na kanë mposhtur së fundi, me Guardiolan dhe Ancelottin".
Më në fund, Rummenigge u mburr me Bayernin "Ne mund të arrijmë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pa paratë e miliarderëve arab apo rus, kemi një filozofi të ndryshme nga Manchester City dhe PSG-ja, që mund të jetë shembull për klubet e tjera".
Theksojmë se takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të mërkurën (25 prill) në stadiumin madrilen të Santiago Bernabeus. /Telegrafi/


