Ruben Amorim jep lajmin e keq për Benjamin Seskon
Ruben Amorim ka konfirmuar se sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, do të mungojë për disa javë pasi u lëndua në ndeshjen ndaj Tottenhamit para pauzës së kombëtareve.
Trajneri portugez tha në konferencë se lojtari do të mungojë për disa javë, ndërsa klubi anglez duhet të jetë më i kujdesshëm.
“Do të qëndrojë disa javë jashtë. Nuk e di saktë sa, por nuk është shumë serioze. Duhet të jemi të kujdesshëm me të”.
“Po ndihet më mirë, kështu që presim që pas disa javësh të kthehet”.
Ai theksoi gjithashtu se rikthimi i sulmuesit pritet të përkojë me momentin kur Amad dhe Bryan Mbeumo do t’i bashkohen kampit të Kupës së Kombeve të Afrikës.
“Nuk dua të flas me siguri të plotë, por kur ata të nisen për grumbullim, pres që Ben të jetë kthyer.”
Nga afatet e përmendura, kuptohet se Sesko mund të mungojë rreth një muaj, duke e lënë Unitedin të varfër me opsione të pastra në qendër të sulmit përkohësisht.
Ndërkohë, gjiganti anglez po konsideron të hyjë në garë në afatin e verës për t’u përforcuar në repartin ofansiv./Telegrafi/


