Please enter at least 3 characters.

Rrustem Mustafa: Astrit Dehari, martir i drejtësisë së dështuar në Kosovë

2016/01/edhe-rrustem-mustafa-dor-euml-zon-mandatin-e-deputetit_hd.jpg

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa përmes një postimi në Facebook ka fajësuar strukturat shtetërore për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit.

Remi ka shtuar se dyshon thellësisht se Dehari tashmë i ndjerë dhe të akuzuarit e tjerë kanë pasur gisht në aktet për të cilat akuzohen. Ai ka shtuar se shteti duhet të reflektojë.

Postimi i plotë:“Astrit Dehari dhe shteti normal Qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës udhëheqen nga ekipe joprofesionale. Për më shumë, janë kampione të shkeljeve ligjore. Këtë e dinë zinxhiri menaxhues, prej të parit e deri te niveli më i lartë i shtetit. Astrit Dehari duhet të cilësohet martir i drejtësisë së dështuar në Kosovë. Duke njohur familjet e Astritit dhe të bashkëakuzuarve të tij, dyshoj thellësisht që ata të kenë pasur gisht në aktet për të cilat akuzohen. Shteti duhet të reflektoj. Astrit u prehshë në paqe. Për mua je hero. Ndër të parët që të trasoj fillesat e një shteti normal...”(sic.)./Telegrafi/