Rruga Unazore në Dragash hapet në të dy drejtimet
14/08/2026
Komuna e Dragashit ka njoftuar se Rruga Unazore e qytetit do të hapet për qarkullim në të dy drejtimet më herët se afati i përcaktuar.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të rënies së fluksit të mërgimtarëve dhe zvogëlimit të qarkullimit të automjeteve në qytet.
Rruga Unazore do të hapet sot, e premte, 14 gusht 2026, duke filluar nga ora 17:00.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


