Rruga Sapniq–Nashpall–Vrajak në Rahovec drejt asfaltimit
24/07/2026
Drejtori i Shërbimeve Publike Përparim Krasniqi ka njoftuar se punimet në rrugën Sapniq–Nashpall–Vrajak kanë hyrë në fazën përfundimtare të shtrimit me zhavorr, ndërsa pas përfundimit të kësaj etape pritet të nisë asfaltimi i saj.
Sipas njoftimit, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullimin e banorëve të kësaj zone.
Me përfundimin e asfaltimit, kjo rrugë pritet të ofrojë standard më të lartë dhe lehtësi më të madhe për qytetarët që e shfrytëzojnë çdo ditë.
Autoritetet kanë falënderuar banorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin. /Telegrafi/


