Rrobat do të jenë pa rrudha pa nevojën e një hekuri, influencerja tregon trukun
Hekurosja e rrobave shpesh mund të jetë një punë e lodhshme, sidomos nëse keni një raft të tërë të rrobave të sapolara.
Kjo është një punë që mund të marrë orë të tëra, por shpesh është e nevojshme nëse dëshironi që rrobat tuaja të duken të rregullta e të sofistikuara.
Megjithatë ekziston një metodë që do ta arrini këtë lehtësisht pa e ndezur hekurin e rrobave.
Kjo sipas një eksperteje e cila e ndau trukun përmes një videoje në rrjetet sociale.
Ajo sugjeron që të vendosni copëza akulli në makinën tuaj për tharjen e rrobave, dhe avulli do të ndihmojë në heqjen e rrudhave si një hekur.
Metoda funksionon më së miri nëse rrobat tashmë janë të thara, dhe i vendosni në makinën tharëse.
Ngjashëm shprehen edhe ekspertet e Good Housekeeping të cilët thonë se krejt çfarë duhet të bëni është të vendosni rrobat në tharëse për 10 minuta me disa kubëza akulli. Më pas prisni derisa avulli të bëjë magjinë e vetë.
Ky truk është tejet i dobishëm dhe i nevojshëm nëse duhet të hekurosni një sasi të madhe të rrobave. /Telegrafi/


