Please enter at least 3 characters.

Rrëzohet aeroplani ushtarak bullgar, shpëton piloti

2022/09/1049770159633481752a314477002798_v4_big.jpg

Aeroplani Sukhoi-25 i Forcave Ajrore Bullgare është rrëzuar pranë bazës ajrore Bezmer, në pjesën lindore të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Bëhet e ditur se piloti është hedhur gjatë rrëzimit.

Dimitar Stojanov, ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Admirali Emil Eftimov janë nisur për në bazën ajrore “Bezmer”.

Luftëtarët Suhoi-25, të cilët u modernizuan në Bjellorusi për pak më shumë se 80 milionë euro, mbahen në bazën ajrore "Bezmer".

Theksojmë se shteti bullgar shpeshherë është kritikuar për pajisjet e vjetra ushtarake, e cila po shkakton edhe dëme materiale.

Ndryshe, Bullgaria është shtet anëtar i aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s. /Telegrafi/