Rreth 700 pacientë me coronavirus janë në oksigjeno-terapi nëpër Klinikat COVID dhe spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 903 pacientë janë të hospitalizuar nëpër Klinikat e QKUK-së, ku ndër ta 763 të konfirmuar me COVID-19.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 903 pacientë, në saje të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 2 prill 2021.
Sipas këtij njoftimi 763 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 699 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 370 pacientë:330 të konfirmuar me Sars Cov-218 në gjendje të rënduar318 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:Klinika Infektive, 117 pacientëKlinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 82 pacientëKlinika Infektive III ( Interno), 52 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 87 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 2 pacientëMjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientëKlinika e Pediatrisë, 12 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 533 pacientë:433- të konfirmuar pozitivë17- në gjendje të rënduar shëndetësore381- me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:Spitali i Prizrenit, 124 pacientëSpitali i Gjakovës, 91 pacientëSpitali i Pejës, 79 pacientëSpitali i Gjilanit, 110 pacientëSpitali i Ferizajt, 67 pacientëSpitali i Mitrovicës, 40 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 22 pacientë ./Telegrafi/


